Gati gjysma e popullatës së botës po jeton në izolim, megjithatë kjo nuk ka frenuar pasoja tragjike të pandemisë koronavirus. Më shumë se 22 mijë persona kanë humbur jetën, ndërsa në total janë prekur mbi 500 mijë vetë më të gjithë planetin.
Pas Evropës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kthehen në epiqendër të përhapjes së Covid-19. Autoritetet regjistruan ditën më të vështirë të kësaj pandemie me mbi 200 viktima në 24 orët e fundit, duke çuar bilancin total në mbi 1 mijë. Sa i përket të prekurve, ka një rritje të shpejtë në SHBA. Rreth 70 mijë rezultojnë të infektuar me koronavirus duke renditur këtë vend pas Italisë dhe Kinës.
Në përpjekje për të frenuar rritjen e shpejtë të këtyre shifrave, Senati Amerikan aprovoi me 92 vota pro dhe 0 kundër, një pako ekonomike prej 2 trilion dollarësh.