Ndonëse i shërben një zone shumë të pasur minerale, rruga nga Qafa e Buallit deri në zonën D të minjerës së Bulqizës, është në gjendje skandaloze. Mijëra tona krom me vlera miliona emuro kalojnë mbi këtë rrugë, por askush nuk kujdeset për të.
Situata më problematike shfaqet gjatë stinës së dimrit, sidomos me krijimin e akullit. Veç mjeteve të transportit të mineralit të kromit, në këtë rrugë kalojnë me dhjetra furgonë apo autobuz që transportojnë punëtorë minjere çdo ditë. Drejtuesit e mjeteve thonë se në këtë rrugë duhet ndërhyrë më shpesh, sidomos në eleminimin e ujërave të cilat kthehen në akull.
Jashtë kameras drejtues të mjeteve thonë se duhet të jenë firmat ata që duhet të investojnë në këtë rrugë, pasi përdoret prej tyre për të transportuar qindra million lekë çdo ditë.