103 vite, Burreli Qendër Administrative e Nënprefekturës Mat

0
501

Kjo e shtunë solli një mori aktivitetesh në qytetin e Burrelit në kuadër të 103 vjetorit të vendimit për ta shpallur qytetin si Qendër Administrative e Nënprefekturës së Matit, që sot është e njëjtë me termin administrativ Bashki. Në kuadër të këtij 103 vjetori, Bashkia e Matit organizoi një sërë aktivitetesh. Fillimisht festa nisi me parakalimet e nxënësve të shkollave 9-të vjeçare të qytetit të Burrelit e më pas me panairin agro-kulturorë në të cilin morën pjesë të gjitha zonat e trevës së Matit, Në panair u paraqitën gatime të ndryshme tradicionale të zones, punime artizanale etj. Pjesmarrës ishin edhe subjekte të tjera tregtare që operojnë në fushën e turizmit, broshura informuese turistike etj. Panairi mblodhi qindra qytetar që jo vetëm shuan kureshtjen por edhe shijuan ushqimet e paraqitura nga pjesmarrësit si dhe blenë produkte të ndryshme. Aktivitetet i ndoqën nga afër Kryetari në detyrë i Bashkisë Mat, Myslim Zeneli, kryetarja e Bashkisë Klos Valbona Kola, nënprefekti i Matit, Hasan Pasha dhe drejtues të institucioneve qëndrore në nivel vendor. Po ashtu, panairin e vizituan edhe dy kandidatët Agron Malaj e Blendi Klosi. Kryetari në detyrë i Bashkisë Mat, Myslim Zeneli tha se kjo datë është një ngjarje e rëndësishme pasi është vënia e gurëthemelit të pushtetit vendor në Mat.

Nga ana tjetër Kryetari në Detyrë i Bashkisë Mat, Myslim Zeneli tha se ekspozimi i kulinarisë matjane është një vlerë e shtuar e trevës së Matit.

Veç panairit, Qendra Kulturore e Fëmijëve Mat, zhvilloi një minikoncert me fëmijët që e frekuentojnë atë. Në vitin 1922 Burreli mori statusin e Qendrës së Njësisë Administrative të Nënprefekturës Mat