ARRSH nis investimin në Unazën e Poshtme të qytetit të Burrelit

0
435

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur financimin e projektit për “Sistemim asfaltimin e rrugëve të Drejtorisë së Rajonit Verior Shkodër” pikërisht të unazës së poshtme tq qytetit të Burrelit. Në të dy hyrjet e kësaj unaze është vendosur tabela e fillimit të punimeve për projektin në fjalë i cili kap vlerën e 128 milion lekëve të rinj apo afërsit 1.2 milion euro.
Zbatimi i këtij projekti do të bëjë të mundur që pjesa më problematike e unazës së poshtme të qytetit të Burrelit e cila ka qenë vazhdimisht një gangrenë e madhe jo vetëm për banorët që jetojnë përgjat saj por edhe për drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, të marrë zgjidhje.
Projekti përfshin të gjitha nënshtresat e rrugës, asfaltimin e saj, ndërtimin e trotuareve të ndriçuar etj.
Tashmë me lidhjen e kontratës me firmën zbatuese të projektit pritet të nisin punimet të cilat duhet të mbyllen në një afat kohor prej 6 muajsh nga data e lidhjes së kontratës.
Për shkak të ndalimit të lëvizjes në unazën e sipërme të qytetit të Burrelit, mjetet e tonazhit të rëndë e dëmtuan akoma më shumë unazën e poshtme, ndaj ishte kthyer në domosdoshmëri investimi në të.