
Të gjitha ekipet e kategorisë së parë në kampoionatin kombëtarë të futbollit do të luanin këtë fundjavë ndeshjet e javës së 25 të këtij sezoni.
Skuadrat do të zbrisnin në fushën e gjelbërt për të zhvilluar ndeshjet e parafundit të këtij kampionati të cilat janë vendimtare për fatin e disa prej tyre. Por burime për Mat Televizion konfirmojnë se gara është shtyrë për me datë 6 Maj.
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar klubit se përballjet e kësaj fundjave janë shtyrë, por pa dhënë ndonjë arsye. Ndërkohë që shumë nga skuadrat që aderojnë në zonën e nxehtë të kategorisë së parë kanë në dispozicion edhe 180 minuta lojë për të përcaktuar fatin e tyre nëse në sezonin e ardhshëm do të vazhdojnë të jenë pjesë e kategorisë së parë apo do të zbresin në një kategori më poshtë.
Deri tani ekipet që kanë shpresë matematikisht për të mbijetuar direkt ose nëpërmjet ndeshjeve play out janë Besa, Lushnja, Burreli, Turbina dhe Oriku.
Javën e ardhshme matjanët presin në “Liri Ballabani” ekipin e Turbinës së Cërrikut, një ndeshje kjo shumë e rëndësishme për të dalë nga zona play out.
Burreli e mbyll këtë kampionat në transfertë kundër Besës së Kavajës.
Dritan Kurti