Ish lojtari i Burrelit bën hapin e madh në karrierë, firmos me kampionët e Shqipërisë

0
6

Mediat raportuan disa orë më parë për këtë transferim dhe ishte klubi i Tiranës që e ka konfirmuar me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Husein do të jetë pjesë e Tiranës për dy sezonet e ardhshme, me mbrojtësin që do t’i bashkohet me njëherë skuadrës në seancën stërvitore.

Kujtojmë që disa sezone më parë Husein filloi karrierën e tij në tokë shqiptare pikërisht në ekipin e Burrelit.