Kreu i DHASH Dibër, Ismail Uka: Me gjithë presionin nuk e ndërpresim bojkotin

0
16

Bojkotimi i seancave gjyqësore penale apo civile nga ana e avokatëve në të gjithë vendin ka rritur presionin ndaj tyre. Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, dega Dibër, Ismail Uka thotë se presioni ndaj tyre është i lartë qoftë nga klientët e avokateve e qoftë nga institucionet e tjera të drejtësisë për të thyer bojkotin. Por Uka shton se dhoma e avokatisë Dibër do t’i qëndrojë vendimit të marrë nga këshilli drejtues i dhomës së avokatisë së Shqipërisë me datë 7 Korrik për vijim të bojkotit. Ai paralajmëroi avokatët që të mos thyejnë bojkotin pasi në të kundërt do të merren masa sipas vendimit të këshillit drejtues.
Nga ana tjetër Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, dega Dibër, Ismail Uka kërkoi mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për të ushtruar presion ndaj KLGJ që kjo e fundit të rishohë hartën e re gjyqësore.
Avokatët e Qarkut Dibër vijojnë të zbatojnë vendimin e Këshillit Drejtues të Dhomës së Avokatësisë së Shqipërisë për vijimin e bojkotit duke mos marrë pjesë në seancat gjyqësore me avokat.