Statistikat, në 2021 u regjistruan 898 punëkërkues të papunë pranë ZVP Mat

0

Numri i punëkërkuesve të papunë që regjistrohen pranë Zyrës Vendore të Punësimit në Mat ka ardhur në rënie vitet e fundit, në vitin 2021 janë regjistruar si punëkërkues të papunë pranë kësaj zyre 898 qytetar, ndryshe nga tre vite më parë që ishin mbi 1900 punëkërkues të papunë. Sipas statistikës vjetore të zyrës në fjalë, nga këta qytetar janë trajtuar me pagesë papunësie 192 punëkërkues të papunë me 3, 6, 9 dhe 12 muaj.

Gjatë vitit 2021 me dhe pa ndërmjetësimin e Zyrës Vendore të Punësimit Mat janë punësuar në sektorin pbulik e privat, 221 punkërkues të cilët ishin të regjistruar pranë kësaj zyre.

Janë shpallur në system 109 vende të lira pune nga të cilat 81 janë plotësuar me punëkërkues të papunë dhe pjesa tjetër nga vetë subjektet private.

Gjatë vitit që lam pas ka vijuar edhe praktika e kurseve të formimit professional. Në qendrën profesionale të vendosur pranë Pallatit të Sportit “Ferit Hysa” janë dërguar për ndjekjen e kurseve profesionale në kuzhinë, menaxhim biznesi, punë sociale, rrobaqepsi, etj.

Mosha e punëkërkuesve të papunë është mbi 18 vjeç dhe më formim arsimor të ndryshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=4f2NQtHuYnA