Situata e infektimeve, Qarku Dibër zbret i fundit në shkallë vendi

0
6

Numri i infektimeve me Covid-19 në Qarkun Dibër vijon të jetë me shifra të larta çdo ditë. Megjithatë në shkallë vendi ky qark radhitet i fundit pasi në Qarkun Kukës janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit rastet e reja. Në Qarkun e Dibrës numrin më të lartë të të infektuarve ditor e mban Dibra me afro 20 raste çdo ditë. Ndërkohë duket një rënie e lehtë e infektimeve në Mat ditët e fundit, ku janë zbuluar 2 deri në 3 të infektuar në harkun e 24 orëve.

Në të gjithë qarkun aktualisht janë rreth 240 të infektuar aktiv me koronavirus. Autoritetet shëndetësore vijojnë tju bëjnë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në zbatimin e masave mbrojtëse ndaj infektimit nga virusi i rëndë.

Po ashtu, apeli i tyre shkon edhe për vaksinimet çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.