
Një tjetër aksident është shënuar një ditë më parë në një nga galeritë e kromit në minierën e Bulqizës. Edhe pse policia nuk njofton zonën në të cilën ka ndodhur, burime për Mat Televizion thanë se aksidenti është shënuar në një galeri kromi në zonën e Batrrës së Martaneshit. Një 50 vjeçar i cili punonte nëntokë është dëmtuar lehtë gjatë procesit të punës e më pas është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Në deklaratën e saj për mediat Policia e Drejtorisë Vendore Dibër bën të ditur se materialet procedurale i janë referuar prokurorisë së së shkallës së parë në Dibër.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për “Ngjarje Aksidentale”, pasi shtetasi A.H, 50 vjeç, gjatë punës në një galeri kromi është aksidentuar lehtë dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është larguar drejt banesës” – përfundon deklarata e policisë.