900 të sëmurë kronik me diabet në Mat. NJSHKV Mat zhvillon aktivitet

0
19

Në rrethin e Matit numërohen zyrtarisht 900 persona të cilët janë të sëmurë kronik me sëmundjen e diabetit. Në kuadër të Ditës Botërore të Diabetit e cila kremtohet çdo vit me datë 14 Nëntor, Zyra e Kujdesit Shëndetësorë Parësor pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat në bashkëpunim me gjimnazet “28 Nëntori” e “Pjetër Budi” të qytetit të Burrelit zhvilloi një aktivitet sensibilizues. Punonjësit e këtij sektori të shëndetësisë ju ofruan mbi 100 qytetarëve matjen e nivelit të sheqerit në gjak, në stendën e vendosur në qendër të qytetit. Shefja e Zyrës së Promocionit pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat Elisabeta Gjini tha se qëllimi i aktivitetit ishte ndërgjegjësimi qytetar për të bërë kontrolle të shpeshta, në mënyrë që diabeti të zbulohet sa më herët.   Qytetarët u njohën edhe me mënyrat e parandalimit të sëmundjes së diabetit si nëpërmjet konsumimit të produkteve të shëndetshme, ushtrimeve fizike etj. Po ashtu në këtë aktivitet, qytetarët patën mundësinë edhe të merrnin shërbme të tjera si matja e oksigjenit.