
Bashkia Mat vazhdon punë për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Burrelit.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme ka vijuar në qytetin e Burrelit. Ky është aksioni i dytë që ndërmerr bashkia Mat për heqjen e ndërtimeve pa leje të mbetura prej vitesh.
Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj, i cili shprehet se banorët meritojnë hapësira dhe argëtim për fëmijët.
“Bashkia Mat vijon punën për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Burrelit. Banorët meritojnë hapësira në dispozicion për argëtimin e fëmijëve dhe shtimin e gjelbërimit”, shprehet ai.
Bashkia Mat ka ndërhyrë në përmirësimin e infrastrukturës së qyteti, lulishteve dhe parqeve dhe tashmë po finalizon dhe lirimin e hapësirave publike për të ua kthyer qytetarëve, të moshuarve dhe fëmijëve.