
Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu ka mbledhur në një takim të planifikuar drejtuesit e institucioneve kryesore në Qark që kanë të bëjnë me luftën ndaj informalitetit. Pjesë e këtij takimi ishin drejtuesit të inspektoriatit të punës, nënprefektët e Matit dhe Bulqizës, Hasan Pasha e Avni Muliu drejtues të policisë vendore, të tatimtaksave etj. Prefekti Shehu tha se informaliteti në punë, pavarësisht luftës së madhe që ka marrë ndër vite, ka ende për tu bërë. Për Prefektin Nexhbedin Shehu problematika më e madhe mbetet në sektorin e ndërtimit, pasi në atë minerar ka shkuar drejt formalizimit të plotë.
Në sektorin minerar, Shehu tha se problem mbetet puna në stogjet e kromit, ku pjesën më të madhe e zënë gratë.
Në mbledhje u lanë detyra konkrete sidomos për firmat e ndërtimit që kryejnë punë sezonale, që të monitorohen dhe tju kërkohet zbatimi i ligjit për t’i siguruar punëtorët.
