Zjarr në afërsi të Shulbatrrës, fatmirësisht ndërhyn shpejt shërbimi zjarrfikës

0
18

Rritja e temperaturave e ka bërë kritike dhe shumë delikate situatën e rënies së zjarreve. Një vatër zjarri është shfaqur në lagjen “Ndregjoni” në afërsi të urës së Shulbatrrës në rrugën nacionale.

Edhe pse zjarri i rënë nuk i përkiste masivit pyjor me lis, flakët nisën të përhapeshin me shpejtësi drejt banesave.

Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës në Bashkinë e Klosit, bëri që flaka të neutralizohej në një kohë të shkurtër dhe të shmangeshin pasojat, nëse zjarri do të kishte dalë jashtë kontrollit.

Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në këtë zonë, por mund të jetë edhe nga pakujdesia. Gjithsesi autoritetet vendore e ato qëndrore në nivel vendor, vijojnë tju bëjnë apel banorëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bëhen shkak për ndëzjen e zjarreve në masive pyjore apo zona që mund të shkaktojnë pasoja të rënda.

Shërbimet vendore zjarrfikëse janë në gatishmëri, por në shumë zona ndërhyrja e tyre me automjet është e pamundur, çka bën që dëmet ekonomike të jenë të mëdha në sektorin pyjor.