Mat Tv vijon të rritet, shtrin transmetimin e tij në të gjithë Qarkun Dibër

0
14

Që prej muajit Qershor, Mat Televizion ndiqet on air përtejë kufijëve teritorial të rrethit Mat. Mat Televizion zgjeroi liçencën e tij për të nisur transmetimet në të gjithë territorin e Qakut Dibër, të miratuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive me vendimin nr 32 në Shkurt të këtij viti për një periudhë 8 vjeçare.

 Mat televizion transmeton nëpërmjet transmetuesve të platformës së Radio Televizionit Publik Shqiptar në të gjithë territorin e këtij Qarku.

Në Bashkitë Mat e Klos sinjalin e Mat Tv e gjeni nëpërmjet pikave të ritansmetimit nga anetnat në Lis, dhe Plan i Bardhë.

Për të gjithë banorët e Bashkisë Bulqizë transmetimi bëhet nga antena në afërsi të Qafës së Buallit, ndërsa për të gjithë banorët e Bashkisë Dibër, transmetimi bëhet nga mali Arapaj dhe mali Zimur. Sinjali i Mat Tv përfshin pjesërisht edhe Bashkitë Mirditë, Pukë Kukeës, si dhe një pjesë të territorit të Maqedonisë së Veriut, si Dibër e Madhe e rrethinat.  Mjafton të keni një dekoder DVB/T2 ose televizor me dekoder të integruar dhe duke bërë një kërkim automatik në ekran do tju shfaqet kanali televiziv Mat Televizion