
Rruga nacionale Skuraj – Burrel dhe Klos – Bulqizë vijon të jetë një shqetësim i madh për të gjithë drejtuesit e mjeteve. Aksi prej 36 kilometrash është i gjithi i pushtuar nga gropat e mëdha. Në të gjithë këtë segment rrugor ka prani të madhe gropash në asfalt të cilat janë kthyer në një gangrenë të madhe për drejtuesit e mjeteve.
Ndërkohë në segmentin Klos – Bulqizë më problem mbetet çedimi i asfaltit në fshatin Kloskatund. Ky dëmtim është bërë jo vetëm i vështirë për tu përshkuar nga automjetet e vogëla, por edhe burim aksidentesh. Drejtuesit e mjeteve shprehen se situata është e papranueshme dhe se ndërhyrja në të është emergjente. Automjetet e vogëla e kanë pothuajse të pamundur ta kalojnë këtë pjesë rruge, pasi duhet që të dëmtojnë pjesët shenerike që takojnë në asfalt. Ata i bëjnë apel firmës mirëmbajtëse që të ndërhyjë e ta riparojë, pasi situata është bërë e papranueshme.
Rruga në fjalë është për momentin arteria kryesore që lidh Dibrën me Tiranën, ndërsa me ndërtimin e rrugës së Arbrit, banorët e Bulqizës e ato të dibrës, nuk do të qarkullojnë më në të.