Halit Valteri: Jam një i djathtë që kandidoi për Partinë Socialiste

0

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Halit Valteri, i pranishëm sot në studion e “Breaking” në Top News, tha se u bë pjesë e ftesës së kryeministrit Edi Rama pasi sipas tij e majta në këto momente do vazhdojë punën e lënë përgjysmë.

Valteri tha se po të votosh Bashën merr si kusur Monikën, Nard Ndokën, Vangjel Dulen, Fatmir Gërdecin, etj.

“Vetë kur kemi pranuar të jemi në atë listë, do të thotë që nuk ka rëndësi pozicioni. Në gjitha zgjedhjet që kanë ndodhur, unë falë 10 mijë e 1 votave që mund të marr në Tiranë, do të jem deputet. Unë jam një i djathtë që kandidoj në Partinë Socialiste, prandaj kjo është e bukura e këtij ekipi. Që përfshin të majtë, të djathtë, mjekë, doktorë që kanë spikatur në punën e tyre. Mendova për të ardhmen e vajzës time, që dua ta rris këtu në këtë vend.

Mos harrojmë që jemi në kushtet e pandemisë, ia kemi dalë mbanë në këtë situatë. Jemi ndër vendet më të mirë në rajon në menaxhimin e situatës. Imagjinoje që pandeminë t’ia besojmë Nard Ndokës apo Petrit Vasilit.

Prandaj kam pranuar ftesën e kryeministrit për të qenë pjesë e ekipit. Ekipi që kemi përballë nuk është ekip shprese është ekip mbijetese. Presidenti është njeriu më në hall në këto zgjedhje, se partia që krijoi vetë po shkon drejt greminës. Kemi një dyshe Meta-Berisha që po përpiqen të kapen pas kolltukut të Presidencës për t’iu shmangur Drejtësisë. Luli është thjesht një marionetë,” tha Valteri.