Statistikat/ Raste të reja me Covid në të gjithë bashkitë e qarkut Dibër

0
6

581 raste të reja me koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tone, mes të cilëve dhe 7 raste në Dibër, 6 raste në Buqlizë, 4 raste në Mat, dhe 2 raste në Klos. Pra siç dhe shikohet, në qarkun e Dibrës, ndryshe nga trendi i javëve më parë, Dibra dhe Bulqiza janë zonat ku Covid-19 vijon përhapjen më të gjerë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë 485 të shëruar dhe vetëm 4 humbje jete si pasojë e koronavirusit.
Në prag të natës së ndërrimit të viteve Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin grumbullimet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së COVID19.
Fatmirësisht në shkallë qarku, Qarku Dibër vijon të mbajë numrin më të pakët të të infektuarve aktivë, me vetëm 399 persona pozitivë, krahasuar me kryeqytetin ku numri i rasteve aktive ka shkuar në mbi 13400.