Burreli fiton edhe në Kosovë, mund ekipin e dytë të superligës

0
13

Ekipi i Burrelit vijon me sukseset e miqësoreve edhe jashtë kufijve administrativ të Shqipërisë.

Matjanët zhvilluan këtë të Shtunë në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq ndeshjen miqësore me ekipin e Arbërisë që aderon në elitën e futbollit të Kosovës.

Ka mjaftuar një gol i Tomës për t’i dhënë Burrelit një tjetër fitore para nisjes së garës në kategorinë e parë në vendin tonë.

Mësohet se ekipi ka dhënë një performancë mjaft të mirë përballë ekipit Arbëria i cili aktualisht gjendet në vendin e dytë të kategorisë superiore kosovare.