Megjithëse është një proces që duhej të ishte mbyllur brenda vitit 2017, adresari i ri i banesave për Prefektin e Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu është mbyllur tani. Kjo për shkak të parregullsive që kanë dalë gjatë këtij procesi ku shumë qytetar formulari për vetdeklarimin e adresës ishte gabim. Megjithatë, Prefekti Shehu thotë se çdo qytetar në Qarkun e Dibrës tashmë e ka një adresë të saktë.
Në datën 5 Tetor do të p[ublikohen listat paraprake të zgjedhësve që do të kenë të drejtën të votojnë në zgjedhjet e 25 Prillit të vitit të ardhshëm. Sipas Shehut kjo ju jep mundësinë edhe atyre qytetarëve që për arsye të ndryshme mund të kenë adresë të gabuar, ose janë me dy adresa dhe të zgjedhin se ku do ta kenë gjendjen civile në mënyrë që të ushtrojnë të drejtën për të zgjedhur.
Në sistemin e ri të adresave çdo qytetar do të ketë një kod unik.