Burrel. Kriza ekonomike rrezikon të fundosë bizneset, 172 biznese rezultojnë debitore ndaj Bashkisë

0
9

Të ardhurat vendore janë një hallkë shumë e rëndësishme e pushtetit vendor pasi shumë shërbime apo investime varen prej tyre. Edhe granti i pakushtëzuar do të duhet të alternohet me të ardhurat gjatë përdorimit të tij. Por në Bashkinë e Matit rezultojnë plot 172 subjekte të cilat nuk kanë paguar tarifat vendore dhe shkojnë në një debi prej rreth 22 milion lekë të rinj. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se ndaj këtyre bizneseve janë bërë të gjitha hapat njoftues si dhe ju është ofruar mundësia e shlyerjes së debisë nëpërmjet një aktmarrëveshjeje deri në 5 vite. Por nëse bizneset nuk shlyejnë debinë menjëherë apo të lidhin aktmarrëveshjen, atëherë ndaj tyre do të nisin procedurat ligjore deri në mbyllje të aktivitetit. Nga ana tjetër Malaj tha se ka një ndërgjegjësim në rritje të qytetarëve për të paguar taksat vendore ndaj bashkisë që po aplikohet e shtrirë në kohë nëpërmjet faturës së ujit të pijshëm.