A do të dilte në debat me Ramën, Basha habit me përgjigjen e tij

0

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë një lidhje me Skype për Java në RTSH” teksa po fliste për situatën pandemike që po kalon vendi i është përgjigjur një pyetje interesante.

Drejtuesi e emisionit e ka pyetur liderin e opozitës për mundësinë e një debati televiziv mes tij dhe Kryeministrit Rama dhe ai është ka çuditur me përgjigjen.

“Unë kam që në vitin 2011 që e ftoj për debat dhe ju e dini që ai ka refuzuar.

Megjithatë kur të vijë dita çdokush do të mbajë përgjegjësi.

Në këtë situatë do të preferoja që në vend të një spektakli, energjia e kryeministrit të përdoret për nevojat e vendit” – u shpreh kreu i PD.