Humb jetën një tjetër pacient nga COVID-19, detajet e para

0

Një tjetër person mësohet se ka ndërruar jetë në Shkodër si pasojë e COVID-19, ndonëse rasti ende nuk është konfiurmuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në Tiranë.

Sikurse raportojn mediat, 45 vjeçari ka qenë i shtruar në repartin e reaminacionit në Spitalin e Shkodrës dhe ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Pacienti ishte pozitiv me COVID-19, dhe kishte pësuar hemoragji cerebrale, e për këtë shkak prej 5 ditësh gjendej në reanimacion. Mostra e pacientit për të bërë analizat ndaj covid është marrë mengjesin e djeshëm ku ka rezultuar pozitiv pas analizave të bëra në Institutin e Shëndetit Publik.