79-VJETORI I ÇLIRIMIT TË MATIT

0
25

DUKA: 15 GUSHTIN TA KTHEJMË NË FESTË POPULLORE, ASHTU SI 31 KORRIKUN

Bashkitë Klos e Mat, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve e të Pasardhësve të LANÇ Mat, si dhe të familjeve të dëshmorëve Mat, përkujtuan më 15 Gusht 79-vjetorin e Çlirimit të krahinës së Matit. Në ceremoninë e organizuar në Suç, pranë lapidarit të formimit të batalionit partizan “Mati”, merrnin pjesë kryetarët e Bashkive Klos e Mat, Valbona Kola dhe Agron Malaj dhe përfaqësues të këshillave bashkiakë, Prefekti i qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, N/prefekti i Matit Hasan Pasha, titullarë të Organizatës së Veteranëve e të Pasardhësve të LANÇ, Mat si dhe të Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve të Atdheut, dega Mat, etj. 

https://youtu.be/gY8tIvwIgQU

Pas fjalës së hapjes nga kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola, fjalën e rastin e mbajti Kryetari i Komitetit të Organizatës së Veteranëve e të Pasardhësve të LANÇ, Mat, Sefer Duka dhe më pas u uroi matjanëve festën e Çlirimit edhe Prefekti i qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu.

Ceremonia e zhvilluar në ditën e Çlirimit të Matit u mbyll me vendosjen e kurorave me lule nga të pranishmit pranë lapidarit të formimit të batalionit partizan “Mati”.