78 vjetori i kryengritjes matjane/ Zhvillohet ceremoni zyrtare në nderim të festës së “31 Korrikut”

0

  Është zhvilluar këtë të shtunë ceremonia zyrtare që përkujton një ndër datat më të rëndësishme të historisë së Matit, atë të kryengritjes mbarëpopullore matjane të 78 viteve më parë kundër pushtuesve italian, 31 Korrikut të vitit 1943. Në ceremoninë e mbajtur pranë Muzeut Historik Mat ku dhe është vendosur lapidari përkujtimor i kësaj dite, moran pjesë drejtues të pushtetit vendor, drejtues të prefekturës, deputet të Matit, përfaqësues të organizatës së veteranëve të LANÇ-it Mat, të familjeve të dëshmorëve etj. një rezyme të shkurtër të kësaj ngjarjeje të rëndësishme e bëri Përgjegjësja e Sektorit të Trashëgimisë Historike e Arkeologjike Suzana Kurti:

  Në emër të Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it Mat, përshëndeti nënkryetari i kësaj organizate Sherif Barçi.

  Më pas u bë vendosja e kurorave me lule sipas protokollit zyrtarë pranë lapidarit kushtuar kësaj date.

Në fund të pranishmit zhvilluan një vizitë në pavionet e Muzeut Historik Mat.