
74 vite më parë do të hapej Miniera e Bulqizës e cila për më shumë se 7 dekada jo vetëm kontribojë në ekonominë e vendit, por ishte edhe burimi i vetëm i punësimit për qindra banorë të Qarkut Dibër. Për të përkujtuar pikërisht këtë ngjarje të madhe të kësaj zone, Bashkia e Bulqizës zhvilloi këtë të premte një aktivitet, në të cilin morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme në nivel qëndror e vendor si dhe deputet të kuvendit. Në fjalën e tij, Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla tha se minatorët nuk kanë marrë ende atë çka meritojnë për sakrificën dhe djersën e derdhur në thellësi të nëntokës. Alla shtoi se pushteti qëndror duhet të bëjë më shumë.
Aktivitetin e përshëndetën edhe deputetët e Qarkut Dibër, Aurora Mara e Lavdrim Krrashi si dhe Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu.
Në respekt të kontributit të tyre të dhënë në Minierën e Bulqizës, Bashkia ndaj çertifikata mirënjohjeje për inxhinier të cilët kanë punuar apo punojnë ende në këtë minierë.