Rikthehen grabitjet spektakolare në Rinas. Dyshohet për viktima

0
9

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ditën e sotme në afërsi të Rinasit. Disa persona kanë grabitur një autoblind e cila transportonte vlera monetare.

Paraprakisht dyshohet se ka një të vdekur, por nuk dihen ende rrethanat e qarta të precipitimit të ngjarjes.

Ndërkohë mësohet se nga kjo pritë grabitësit kanë arritur të marrin një sasi parash  prej 2 milion eurosh.

Një mjet i cili po transportonte para është grabitur në Rinas, ndërkohë mësohet se mjeti të cilin kanë përdorur grabitësit mbante mbishkrimin e Hetimit Tatimor.

Makina me të cilën është kryer grabitja ka qenë një furgon i bardhë pa targa ndërsa personat kanë qenë të veshur me uniformë ushtarake..

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Rinasit dhe dyshohet se autorët janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës.

Burime bëjnë me dije se paratë do transportoheshin jashtë vendit ndërkohë Policia ka ngritur post-blloqe në të gjithë kryqëzimet kyçe.

Në vendngjarje kanë shkuar prokurorët e Prokurorisë Krimeve të Rënda si dhe forca të shumta të FNSH-së dhe RENEA-s.