50 vite me makineri bujqësore/ Shinjatari: Puna më është kthyer në pasion

0

  Puna e gjatë në bujqësi të bën në një farë mënyre të varur prej saj, saqë shumë e kalojnë në passion, sidomos kur punon me makineri bujqësore. I tillë është edhe rasti i Dashamir Shinjatarit nga fshati Bejn i Klosit. Dashamiri tregon se prej afro 5 dekadash punon me makineri bujqësore të cilat i ka pothuajse për të gjitha proceset. Megjithatë, ai na thotë se është ndër të paktët që ka në pronësi të tij 2 autokombanja të cilat i shfrytëzon gjatë periudhës së korrjes së grurit, ku njëra është për rrugë të ngushta dhe tjetra të gjera. Dashamir Shinjatari shprehet se ka mbaruar shkollën e mesme për mekanikë, por këtë punë e fitoi nga babai i tij, ndërsa tregon se jua ka transferuar edhe fëmijëve.

Ndonëse çmimi i naftës është rritur ndjeshëm kohët e fundit, Dashamir Shinjatari shprehet se nuk do ta ndalë punën apo shërbimin ndaj banorëve që e kërkojnë atë prej dekadash.