Shpallen 50 vende të lira për punonjës të nivelit bazë në Gardën e Republikës. Aplikimet e hapura deri në 20 Nëntor 2021. Kandidatët për punësim në Gardën e Republikës do të ndjekin kursin e formimit në Kolegjin Profesional të Formimit Policor, në Akademinë e Sigurisë.

I. KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJNË KANDIDATËT:
a) të jetë shtetas shqiptar;
b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) të jetë i pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;
ç) të ketë përfunduar arsimin e mesëm;
d) të jetë i moshës 19-30 vjeç; të jetë me gjatësi trupore jo më pak se 175 cm për meshkujt dhe 170 cm për femrat;
dh) të jetë i aftë nga ana shëndetësore për të kryer shërbim në struktura që, sipas ligjit, lejohet të mbajnë armë;
e) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;
ë) të mos jetë në ndjekje penale;
f) të mos jetë përjashtuar ose larguar nga puna për shkelje ligjore apo disiplinore;
g) të mos i jetë hequr e drejta e ushtrimit të funksioneve në administratën publike me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Aplikanti që nuk plotëson qoftë edhe një nga kriteret e mësipërme, nuk kualifikohet dhe nuk duhet të vazhdojë aplikimin.