Të hënën, në kuadër të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, në orën 10:00, në Burrel, u zhvillua pranë varrezave të dëshmorëve të Matit një ceremoni përkujtimore. Në ceremoninë e mbajtur për nder të veprës së të gjithë atyre që dhanë jetën për liri e pavarësi, ishin të pranishëm drejtues të pushtetit vendor në Mat e Klos, drejtues të isntitucioneve qëndrore në nivel, vendor, organizata e veteranëve të LANÇ-it Mat, pasardhës të dëshmorëve, qytetar etj. Fjalën e rastit e mbajti Kryetari i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it Mat, Sefer Duka i cili nxori në pah kontributin e madh të atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit nga okupatorët nazi-fashist, si dhe të atyre që dhanë jetën për pavarësi nga perandoria osmane dhe ato që kanë rënë në krye të detyrës në këto 35 vite për një atdhe më të begatë.
Më pas u bë vendosja e kurorave me lule sipas protokollit zyrtar.
Homazhe u zhvilluan edhe pranë bustit të dëshmorit të atdheut Shahin Toçi nga drejtues të pushtetit vendor, të institucioneve të tjera dhe familjar të tij. Me 13 Maj të vitit 1939 i riu Shahin Toçi, i cili po kryente studime akademike në Itali, refuzoi të betohej para flamurit Italian. Me 26 Maj të po këtij viti ai u gjet i vrarë në rrugë nga dora fashiste që kishte pushtuar Shqipërinë.