Rekamë

Braktisja e fshatrave nga të rinjtë në vitet e fundit është kthyer në trend në shumë zona. Por ka dhe të larguar që i janë rikthyer fshatit, ndonëse jo për të jetuar në të, por për të shfrytëzuar tokën bujqësore. I tillë është edhe rasti i 43-vjeçarit Adrian Velcani. Ai prej vitesh jeton në Tiranë, por këtë vit është rikthyer për të investuar në vendlindjen e tij në Cerujë të bashkisë Klos, ku ka kultivuar pemë të ndryshme frutore si dhe hardhi, jo për të shitur prodhimin, por për konsum familjar. Nga ana tjetër, 43-vjeçari shprehet se ndërtimi i rrugës së Arbrit e ka afruar më shumë me vendlindjen, ndaj dhe ka ardhur për të investuar e do të vazhdojë ta frekuentojë fshatin e tij të lindjes.   Rasti i Adrianit është ndër të paktët banorët të larguar nga Klosi që rikthehen për të shfrytëzuar tokat e tyre, por shembulli i tij mund të motivojë edhe të tjerët.