Një  37-vjeçar është arrestuar pasi ka marrë peng një 22-vjeçar. Mesohet nga burime të sigurta se Ylber Duriçi ka marrë peng në garazhin e tij të makinës të riun Viktor Bici për disa orë.

Uniformat blu thonë se ngjarja ka ndodhur “për motive të dobëta”, por pa e specifikuar se për çfarë bëhet fjalë. Ndaj 37-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.null

“I hoqi për disa orë padrejtësisht lirinë për motive të dobëta 22- vjeçarit,  kapet dhe vihet në pranga autori. Specialistët për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë,  arrestuan në flagrancë shtetasin Y. D., 37 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas për motive të dobëta i ka hequr për disa orë lirinë shtetasit V. B, 22 vjeç,  banues në Bulqizë, duke e mbajtur në garazhin e makinës . Me marrjen e njoftimit , shërbimet e policisë kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 37 vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, njofton Policia.