Rritja e testimeve ka rritur atomatikisht numrin e rasteve të zbuluara në 24 orët e fundit të infektuar me Covid-19. Këtë të Martë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale raportoi 33 raste të reja të zbuluara në 24 orët e fundit në Qarkun Dibër. 12 raste u zbuluan në Mat, 11 në Dibër, 6 raste në Klos dhe 4 raste në Bulqizë. po ashtu ministria raportoi se nga 5 qytetar që nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19 është edhe një qytetar nga Mati.
Në rang vendi u zbuluan 656 raste të reja me Covid-19 nga 3727 testime të kryera. Ndërkohë vendin e parë për numrin më të lartë të të infektuarve aktiv e mban Tirana me 14396 persona, ndërsa në vendin e fundit është Qarku Kukës me 382 persona të infektuar. Qarku i Dibrës vijon të jetë në vendin e 10 në renditjen e qarqeve me 556 raste aktive.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke shmangur grumbullimet, ruajtur distancimin fizik, të vendosen maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë si dhe të kujdesei për higjenën vetjake.