Në mbrëmjen 9 nëntorit 1989, Muri i Berlinit prej 155 kilomerash rreth enklavës demokratike Perëndimore u hap. Kufiri mes Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore, humbi kuptimin ashtu si dhe shteti socialist i Gjermanisë. 11 muaj pas rënies së Murit të Berlinit, Gjermania u ribashkua. Në vazhdim një historik të shkurtër nga ngritja deri në rënin e Murit të Berlinit.

9 nëntori 2019 shënon 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, një ngjarje që është bërë simboli i rënies së komunizmit të Evropë.

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania u nda në katër zona ushtarake, franceze, britanike, amerikane dhe sovjetike, po ashtu edhe qyteti i Berlinit. Nga viti 1945 deri në vitin 1961, rreth tre milion njerëz shkuan nga Gjermania Lindore dhe Berlini Lindor në perëndim. Muri u ndërtua për të ndalur largimin e gjermano-lindorëve, duke u bërë kështu simboli i mungesës së lirisë së tyre.

Pak pas mesnatës së 13 gushtit 1961, qeveria u dha urdhër më shumë se 40 mijë ushtarëve dhe policëve gjermano-lindorë të bllokonin me tela me gjemba gjithë kufirin, duke lënë vetën 13 pika kalimi për në Berlinin Perëndimor. 10 mijë kilometra tela u shtrinë në perimetrin prej 155 kilometrash të Berlinit Perëndimor. Muri u përfocua herë pas here dhe deri në vitin 1989 ai numëronte 45 mijë blloqe betoni, 259 qen kufiri dhe 302 kulla vëzhgimi.

Në qershor të vitit 1963, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy vizitoi Berlinin Perëndimor, ku mbajti një fjalim të fuqishëm kundër ngritjes së Murit.

“Në botën e lirisë, prononcimi më me krenari ishte “Jam berlinez”.

Ky fjalim konsiderohet një nga momentet më të shënuara të Luftës së Ftohtë.

Megjithë këtë barrikadë, qindra njerëz morën guximin për të kaluar në anën tjetër, disa arritën të arratisen, disa të tjerë jo. Shifrat për numrin e atyre që u vranë deri në shembjen e Murit janë të ndryshme. Prokurorët e Berlinit thonë se 270 vetë u vranë gjatë tentativës për t’u arratisur, duke kapërcyer murin, duke kaluar nën të, ose nëpërmjet pikave të kalimit, 3200 u arrestuan kur po përpiqeshin të kalonin Murin.

5 mijë gjermano-lindorë arritën të shkonin në Berlinin Perëndimor. Më shumë se 75 mijë qytetarë u burgosën për tentativë arratisjeje nga Gjermania Lindore. Në vitin 1987, një tjetër president i Shteteve të Bashkuara, Ronal Reagan, vizitoi Berlinin, nga ku i bëri thirrje udhëheqësit sovjetik, Mikhail Gorbachev, t’i jepte fund ndarjes së qytetit.

“Sekretar i Përgjithshëm Gorbachev, nëse synon paqen, nëse synon begatinë për Bashkimin Sovjetik dhe Evropën Lindore, nëse synon liberalizimin, eja tek kjo portë. Zoti Gorbachev, hape këtë portë. Zoti Gorbachev, shëmbe këtë mur”.

Në tetor të vitit 1989, Mikhail Gorbachevi vizitoi Berlinin Lindor me rastin e 40 vjetorit të themelimit të Gjermanisë Lindore. Në atë kohë ai po promovonte reforma në Bashkimin Sovjetik dhe u bëri thirrje udhëheqjes gjermano-lindore të bënte të njejtën gjë.
Më 9 nëntor 1989 në Berlinin Lindor u mbajt një konferencë shtypi.

Shefi i medias së Partisë Komuniste, Guenter Schabowski, u tha gazetarëve se byroja politike do të bënte një njoftim se gjermano-lindorët do të lejoheshin të udhëtonin në perëndim. Kur u pyet se kur do të ndodhte kjo, Schabowski tha se mesa dinte ai, kjo do të bëhej menjëherë. Më pas u mësua se deklarata e Schabowskit nuk kishte qënë e saktë, megjethëse ai nuk pranoi kurrë se kishte bërë gabim, duke thënë se njoftimi ishte caktuar të bëhej në mëngjesin e 10 nëntorit.

Por brenda disa minutash, pas deklaratës së Schabowskit, gjermano-lindorët u vërsulën drejt postave të kufirit dhe në mesnatën e 9 nëntorit qindra mijëra prej tyre vërshuan drejt perëndimit. Rojet u kapën në befasi, askush nuk kishte marrë urdhër për ndonjë veprim. Pas disa orë ankthi, kur u pa se as trupat sovjetike nuk hapën zjarr, rojet lanë pozicionet ndërsa njerëzit kalonin kufirin.

Në mbrëmjen 9 nëntorit 1989, Muri prej 155 kilomerash rreth enklavës demokratike të Berlinit Perëndimor u hap. Kufiri mes Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore, ku tanket e Traktatit të Varshavës dhe NATO-s qëndruan përballë njeri tjetrit për dekada me radhë, humbi kuptimin ashtu si dhe shteti socialist i Gjermanisë. 11 muaj pas rënies së Murit të Berlinit Gjermania u ribashkua.

Në anën e Lindjes, atje ka mbetur tani vetëm ajo që quhet Galeria Lindore, një pjesë muri me gjatësi 1300 metrash, i dekoruar në vitin 1990 nga 118 artistë nga 21 vende e që tani po restaurohet.

Galeria u shpall monument historik nga Bashkia e Berlinit në vitin 1992 dhe është bërë një prej pikave më tërheqëse turistike të qytetit. Pjesa tjetër e Murit që rrethonte Berlinin Perëndimor është e shënuar me gurë përgjatë vijës ku dikur ngrihej ai