Rekamë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, gjatë fjalës së tij, në 30-vjetorin e krijimit të RENEA-s, foli për operacionet e suksesshme që janë kryer përgjatë këtyre viteve nga kjo njësi.

Ndër të tjera Çuçi tha se RENEA është elita e trupës së Policisë së Shtetit, e cila nuk bën kompromis me krimin.

Teksa lexoi bilancin,, ai tha se në 30 vite RENEA ka kryer 2 827 operacion me rrezikshme të lartë.

Sot kjo njësi është elita e trupës së policisë dhe ky titull nuk i është dhënë as përmes një procedure të mistershme dhe as përmes një akti burokratik, por e ka fituar përmes sakrificave duke mos bërë kompromis me krimin.

Rruga nuk ka qenë e lehtë, që nga krijimi i saj kjo njësi ka organizuar 2827 operacion me rrezikshme të lartë, 94 në vit apo 1 operacion në 4 ditë.

Detyra e kësaj elitë kap një fushë të gjera që nis nga çlirimi i pengjeve, deri tek kapja e grupeve kriminale”, tha ndër të tjera Çuçi.

Ai nuk harroi edhe ata që kanë humbur jetën në krye të detyrës, ku më i fundit është Ibrahim Basha.

“Nga RENA kanë humbur jetën 5 djem të shkëlqyer. Emrat janë në murrin e kujtesës. I fundit është ai i Ibrahim Bashës që humbi jetën në Lazarat në përballje me trafikantët”,-tha ministri./Opinion.al