Rekamë

  Nëse shumica e të rinjëve synojnë të emigrojnë jashtë vendit, ka nga ata të rinj që e kanë lënë emigracionin për të investuar në vendlindjen e tyre. I tillë është edhe rasti i fermerit Admir Topuzi nga fshati Trepçë i Dibrës. 30-vjeçari është kthyer nga emigrimi nga Anglia edhe pse zotëron dokumentet angleze dhe ka përfunduar arsimin e lartë. Aktualisht ai punon në fermën e familjes së tij e cila mbarështon mbi 20 krerë gjedhë.

Admiri tregon se puna në fermë i ka shkuar mirë, pasi ka patur shitje të prodhimit, qoftë të qumështit e nënprodukteve të tij, qoftë edhe të mishit. Por ajo që sipas tij po e dëmton biznesin e tij janë taksat dhe konkurenca e pandershme.

30-vjeçari thotë se të rinjtë shqiptarë nuk duhet të largohen nga vendi, por të bëhen bashkë e të kontribuojnë për ndërtimin e vendit.

Nga ana tjetër, fermeri Admir Topuzi është i mendimit se fondet për bujqësinë nuk shkojnë aty ku duhet dhe se kjo u vërtetua me keqpërdorimin e granteve të BE-së.