Ballina AKTUALITET 30-vjeçari nga Dibra në burg për përdhunim/ Denoncuesja rezulton e virgjër

30-vjeçari nga Dibra në burg për përdhunim/ Denoncuesja rezulton e virgjër

0

Një 30-vjeçar nga Dibra është mbajtur mbi 2 muaj burg për akuzën e përdhunimit. Policia mori për bazë kallëzimin e një vajze të re. TCH raporton se hetimet u bënë nga policia dhe prokuroria e Tiranës.

Të njëjtat burime raportojnë se hetimet kanë qenë sekrete pasi vajza kishte bërë një rrëfim tronditës. Vajza ka rrëfyer se kishte komunikuar në telefon me të riun me iniciale A.Sh.. Ai e kishte ftuar në shtëpi ku e kishte droguar me një shiringë. Pas abuzimit ajo tha se ai e kishte kërcënuar me një letër ku shkruhej: “Po i tregove familjes do të të vras”.

I riu me banim në Kamëz u arrestua dhe u la në burg nga gjykata edhe pse ai këmbëngulte se nuk e njihte vajzën në fjalë. Provat dolën 2 muaj me vonese ku ekzaminimet e Institutit Shkencor konfirmuan se e reja ishte e padefloruar dhe ndaj qëndrimi i saj u gjet i pabazuar.

Të njëjtat burime thanë se prokuroria ka hapur një dosje tjetër, atë të kallëzimit të rremë ndaj denoncueses që vuan nga epilepsia dhe për këtë shkak ajo nuk është arrestuar.

Exit mobile version