SHÇBA ka proceduar penalisht dy efektivët e policisë që nuk kanë mundur dot të ruanin të riun 30-vjeçar që u arratis ditën e djeshme. Mësohet se të dy efektivët janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimeve për rastin. Kujtojmë se Rigers (Riljon) Lala, i arrestuar për armëmbajtje pa leje i iku dy efektivëve të policisë, në momentin kur ata po e çonin në Gjykatë për t’u njohur me vendimin.
Nëse rezulton se kanë shpërdoruar detyrën apo nuk kanë kryer si duhet funksionin që kanë, mund të pritet ndaj tyre edhe fletë arresti.