Ky është Erik dhe Lisa dy të rinjtë nga Hollanda që prej 8 muajsh janë në udhëtim. Me mjetin e tyre tip rulot ata kanë përshkuar mijëra kilometra nga Hollanda deri në Burrel. Zvicra, Gjermania, Italia, Greqia e Maqedonia e Veriut kanë qenë disa nga ndalesat e këtyre të rinjëve, para se ato të nisnin qëndrimin e tyre prej një muaji në vendin tonë. Erik thotë se vizita në Shqipëri ka nisur nga jugu, ndërsa tashmë është radha e veriut. Ai shprehet se është mahnitur me bukuritë natyrore të Matit kur i ka parë gjatë qëndrimit të tyre në Burrel.
Lisa është me profesion gazetare, por e ka ndërprerë ushtrimin e këtij profesioni për të zbuluar më shumë nga bota ku jetojmë.
Qëllimi i udhëtimit pritet tju sjellë edhe të ardhura. Erik thotë se të gjitha vendet që vizitojnë i xhirojnë me kamera dhe i reklamojnë në sajtin e tyre online.
Qëndrimi i Erik e Lisa në Burrel do të zgjasë edhe disa ditë e më pas do të udhëtojnë drejt qyteteve të tjera të veriut të Shqipërisë.