Ballina AKTUALITET “30 vite sorollatje nëpër gjykata”, Sherif Duriçi hyn në grevë urie

“30 vite sorollatje nëpër gjykata”, Sherif Duriçi hyn në grevë urie

0

Pas prishjes së regjimit monist, shtetasi nga Bulqiza, Sherif Duriçi vendosi të privatizojë ish godinën e ndërmarrjes së tregtisë. Objekti ndodhej në tokën e Sherifit dhe ai i kërkoi Agjensisë së Kthimit të Pronave që të privatizojë objektin që ndodhej në pronën e tij. Por këtë objekt e ka kërkuar edhe një shtetas tjetër. Nisur nga kjo, Sherifi tregon se që prej vitit 1993 është në dyer të gjykatave. Por kulmi sipas tij ka arritur kur gjykata ka dhënë vendim të formës së prerë në favor të tij, por Përmbarimi nuk e ekzekuton atë.

Vetë Sherif Duriçi akuzon sistemin e drejtësisë, i cili sipas tij po i mban peng pronën, ndonëse vendimi duhet të ishte ekzekutuar të paktën prej 10 vitesh.

Sherif Duriç thotë se ka vendosur që deri sa t’i zgjidhet problemi i tij nuk do të dalë nga greva e urisë duke u ngujuar brenda godinës që ka privatizuar me vendim gjykate.

https://youtu.be/-zsvOP1bTEA

Exit mobile version