3 mujori i parë i 2025, më pak lindje se ai i 2024 në Qarkun Dibër

0

  Sipas të dhënave të pulbikuara nga instituti i statistikave, në 3-mujorin e parë të vitit 2025 kanë lindur në Qarkun Dibër 202 fëmijë. Ndërkohë, ky numër është më i vogël se ai i tremujorit të parë të vitit 2024 pasi kanë lindur 244 fëmijë.

Statistikat e publikuara për një periudhë katërvjeçare tregojnë numrin në rënie të lindjeve në të gjithë Qarkun Dibër. Në tremujorin e parë të vitit 2021, në Qarkun Dibër kanë lindur 359 fëmijë, ndërsa një vit më vonë, 283 fëmijë dhe në vitin 2023, 239 fëmijë.

Për tremujorin e parë të këtij viti, numrin më të ulët të lindjeve eka Qarku Gjirokastër me vetëm 76 bebe të ardhura në jetë dhe numrin më të lartë Tirana me 1,750 lindje.

Në total, shtesa natyrore e Shqipërisë në tremujorin e parë të vitit 2025 është 4,662 fëmijë të ardhur në jetë.

Ndërkohë, numri i vdekjeve në Qarkun Dibër për tremujorin e parë të 2025 është 195, 50 persona më pak se tre mujori i parë i vitit 2024. Numrin më të ulët të vdekjeve e mban Qarku i Kukësit me 123, ndërsa numrin më të lartë Tirana me 1,423. Në rang vendi numri i vdekjeve është 5,545 persona për tremuajt e parë të vitit, me 883 vdekje më shumë se lindje.