Një 29-vjeçar i sëmurë me COVID-19 i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i Spitalit Shefqet Ndroqi.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, 29-vjeçari Xh.K rreth orës 04:30 minuta është hedhur nga lartësia dhe ka ndërruar jetë.
Euronews Albania iu drejtua autoriteteve për koment dhe më shumë informacion.
Burime nga policia thanë se 29-vjeçari kishte rreth 8 ditë i shtruar në spital dhe gjatë ditëve të fundit gjendja shëndetësore i ishte rënduar.
Aktualisht po hetohet për shkaqet që nxitën ngjarjen, ndërsa ajo ndodh një ditë pasi në media pati denoncime nga opozita se në spital nuk kishte barna të mjaftueshme dhe numri i të sëmurëve ishte më i lartë se sa deklarohej nga ministria e Shëndetësisë.
Nga spitali u garantua se nuk kishte mungesë barnash, por nuk u saktësua nëse raportimi se kishte 150 të shtruar ishte i vërtetë apo jo.