22 nëntori – dita e alfabetit shqip. Aktivitet i zva mat me të gjitha shkollat e bashkisë mat

22 nëntori – dita e alfabetit shqip. Aktivitet i zva mat me të gjitha shkollat e bashkisë mat

Në kuadër të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, këtë të premte në mjediet e gjimnazit “28 Nëntori”, Burrel, Zyra Vendore Arsimore Mat organizoi me të gjitha shkollat e Bashkisë Mat një veprimtari letraro-artistike kështuar kësaj feste kombëtare. Të pranishëm në këtë veprimtari, drejtori i ZVA Mat Lefter Salaj, N/Prefekti i Matit Hasan Pasha, drejtues e mësues institucionesh arsimore, nxënës, prindër dhe përfaqësues të komunitetit.

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe festohet çdo vit më 22 nëntor, për të përkujtuar një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve; Kongresin e Manastirit, i mbajtur nga 14 deri më 22 nëntor 1908. Kongresi njësoi alfabetin me 36 shkronja latine, që e përdorim edhe sot, duke çuar drejt bashkimit gjuhësor kombëtar të gjithë shqiptarët.