Rekamë

Maturantët në të gjithë vendin ju nënshtruan këtë të Enjte provimit të parë të maturës shtetërore në lëndën e gjuhës së huaj. 210 maturant nga 217 gjithsej, nga të gjitha gjimnazet e Bashkisë së Matit u grumbulluan në ambjentet e gjimnazit “Pjetër Budi” të qytetit të Burrelit.

Ashtu siç ishte planifikuar, në orën 9:00 të gjithë maturantët u grumbulluan në oborrin e gjimnazit “Pjetër Budi” ku iu nënshtruan kontrolleve për të mos hyrë në ambjentet e provimit të pajisur me celularë apo mjete të tjera që mund të dëmtonin procesin.

Drejtues të Zyrës Vendore Arsimore Mat thanë se iu gjithë procesi i propvimit të parë të Maturës Shtetërore për këtë vit është zhvilluar i qetë dhe nuk është shënuar asnjë problem.

Provimi i dytë për maturantët do të jetë ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 7 qershor dhe provimi i Matematikës më 13 qershor. Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet më datë 19 qershor.