Masakra e Reçakut është vrasja masive e 45 shqiptarëve nga Kosova që ndodhi në fshatin Reçak, në qëndër të Kosovës, në janar 1999, si sot 21 vite më parë. Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe. Por Serbia refuzon të ketë kryer masakër, duke u justifikuar se shqiptarët e vrarë ishin antarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në orët e para të mëngjesit të datës 15 janar 1999, Beogradi kishte planifikuar që fshati Reçak të zgjohej i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, ushtarake dhe paraushtarake serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara.
Dëshmitarët kanë treguar se forcat serbe rreth orës 06:30 kanë rrethuar fshatin dhe filluar bastisjet shtëpi për shtëpi. Gjatë sulmit, banorët janë përpjekur të largohen nga fshati apo të gjejnë një vendstrehim më të sigurt, por rrethimi i hekurt e ka bërë të pamundur një gjë të tillë.
Masakra e cila tronditi botën bëri kthesë në diplomacinë ndërkombëtare dukë bërë që bota të kthejë sytë nga Kosova, dhe nisi bombardimi I forcave të NATO-s ndaj forcave serbe. I pari që i dha zë kësaj ngjarje për gjenocidin që po kryhej në Kosovë, ishte ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Uilliam Ualker, ku edhe e pati cilësuar këtë masakër si “krim kundër njerëzimit”. Ëalker ka qënë I pranishëm një ditë pas ngjarjes makabër në Kosovë, ku edhe kishte parë nga afër kufomat. Ambasadori Ëalker vazhdon ta cilësojë këtë ngjarje si krim kundër njerëzimit. Ai thotë se ajo çfarë u kishte interpretuar komunitetit ndërkombëtar në atë kohë, për atë çfarë kishte parë në Reçak vazhdon të qëndrojë edhe sot, e gjallë në sytë e tij. Ëilliam Ëalker në Kosovë njihet edhe si Heroi i Reçakut, të cilit madje iu ngrit edhe një statujë, si shenjë falënderimi për të gjithë humanitetin e treguar ndaj popullit të Kosovës në ditët e tij më të vështira.
Dhe sot ende Serbia nuk e pranon masakrën që bëri kthesë në historinë e Kosovës, si pasojë askush nuk është vënë para përgjegjësisë ndonëse janë publikuar emrat e personave që ekzekutuan 45 persona.