Dy lëkundje sizmike kanë goditur rajonin verior të vendit në orët e pasditës së të dielës duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
Tërmeti i parë u regjistrua rreth orës 13:30 minuta me magnitudë 3.8 Rihter dhe 10 minuta më vonë u regjistrua një tjetër me magnitudë 4.3.
Epiqendra e lëkundjeve ishin rreth 12 km në jugperëndim të Kukësit në një thellësi 10 km. Deri tani nuk ka të dhëna për dëme.
Emergjencat Civile kanë dalë me një deklaratë për shtyp ku njofton se lëkundje sizmike janë ndjerë në Dibër dhe Kukës dhe nga shtabet e emergjencave në këto dy bashki nuk raportohen dëme.