Ballina AKTUALITET 199 raste aktive me Covid 19 në Qarkun Dibër, Bulqiza me numrin...

199 raste aktive me Covid 19 në Qarkun Dibër, Bulqiza me numrin më të madh në rang bashkish

0


Në Qarkun Dibër janë 199 qytetar të infektuar aktiv me Covid-19. Burime pranë Njësive Vendore të Kujdesit Shëndëtësor në Mat Bulqizë e Dibër bëjnë të ditur se ndarja e rasteve është, 46 raste në Bashkinë Mat e 34 raste në Klos, në Bulqizë janë 64 raste aktive, ndërsa në Bashkinë Dibër, sipas NJVKSH atje janë 55 raste aktive.
Numri i rasteve në total ka rënë për shkak se të infektuarit e dy javëve më parë janë shëruar, duke bërë që Qarku të mbetet i fundit në shkallë vendi. Një ditë më parë, Bulqiza kishte numrin më të madh të infektimeve me 11 qytetar, ndërsa Mati e Dibra me nga një të infektuar.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Nëse jeni mbi 18 vjeç, mund të vaksiniheni në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Exit mobile version