1900 HA tokë në Maqellarë pa vaditje prej kohësh

0
19

Fusha e Maqellarës me një sipërfaqe mbi 1900 hektarë e cilësuar dikur si Myzeqeja e Dibrës, sot mbetet krejt e thatë. Askush nuk guxon të mbjellë as faragjere, as perime, as frutikulturë që aq shumë i përshtaten kësaj toke. Shkaku është mungesa e ujit vaditës. Si pasojë e mungesës së ujit një pjesë rreth 40-45% mbillet me grurë dhe jonxha, ndërsa pjesa tjetër rreth 800 hektarë mbetet e djerr për shkak se fermerët nuk guxojnë të mbjellinnpa ujë vaditës. Specialistët tregojnë se fusha e Maqellarës kishte disa alternativa për marrjen e ujit për vaditje.
Prej asaj kohe disa fermerë mundohen të kultivojnë kultura bujqësore. Misri mbillet dhe nuk rritet më shumë se një metër duke mos arritur që të japw prodhim.
Disa fermerë që kanë patur mundësi kanë sajuar gropa në cepat e arave , apo gropa prej betoni të cilat i mbushin dhe i përdorin për vaditje. Ka edhe nga ato fermerë që kanë mundur të sigurojnë mjete , por kostoja është trefish më e lartë.
Dy alternativat e mëparshme nga kanali i Bllacës dhe nga pompat e Drinit janë të pa mundura të realizohen më, ndaj e vetmja mundësi është të riparohen dhe të mirëmbahen rezervuarët e fshatrave. Deri më sot nga ana e Bashkisë Dibër dhe Drejtorisë së Bujqësisë nuk është bërë asgjë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rezervuareve.
Herë pas here është premtuar edhe një kanal që do të merrte ujin nga Radika e Maqedonisë së Veriut por kjo kërkon marrveshje ndërshtetërore, dhe shumw kohë për tu realizuar.