19.2 milion euro, kjo është shifra e cila ne, matjanët, dibranët dhe bulqizakët paguajmë nga taksat tona për të mirëmbajtur një rrugë e cila momentalisht ndodhet në gjendje skandaloze.
Pavarsisht lajmeve te njepasnjeshme te Mat Tv asnjë masë nuk është marrë nga kompania Geci, përkundrazi ata nuk kryejnë detyrën e tyre edhe pas denoncimi që i është bërë ditët e fundit nga qeveria.
2 skandale brenda një muaj vërtetuan për të disatën herë punën skandaloze të kësaj firme përgjatë këtyre viteve.
Filimisht rrëshqitja e dherave bllokoj rrugën pë rreth 10 orë duke paralizuar totalisht qarkullimin teksa firma rrinte dhe bënte sehir pa arritur të bëjë detyrë për të cilën paguhet.
Skandali i dytë ishte para disa ditësh ku pas reshjeve të borës rruga Burrel Skuraj u bllokua sërish duke rrezikuar disa persoan te bllokuar në automjetet e tyre.
Sërish firma “Geci” u tregua e paaftë për të zhbllokuar rrugën e cila pësoj edhe dëmtime të mëdha.
Gropat të cilat firma i mbyll rezistojnë vetë disa ditë për tu hapur sërish duke demostruar cilësinë e punimeve të Gecit.
Është absurde që qytetarët të paguajnë 19 milion euro firmës për ta pasur rrugë në një gjendje akoma më të rrënuar seç ishte para se ta merrte firma mirëmbajtëse.
Gjithsesi “Geci” falë edhe afrimitetit të pronarit të saj me kryeministrin Rama nuk pritet që ta vej sërish ujin në zjarr e ndersa qytetarëve të Qarkut Dibër ju mbetet të udhëtojnë në këtë rrugë me gjendje skandaloze.
A.Vani