Rekamë


Ndryshe nga zonat urbane, në zonat rurale kushtet e fëmijëve që kanë nisur vitin e ri shkollor 2020 – 2021 janë krejt ndryshe. 120 nxënësve të Shkollës 9-vjeçare Kllobçisht në Njësinë Administrative Maqellarë të Bashkisë Dibër nuk ju matet temperatura kur shkojnë në mëngjes në shkollë. Vetë nxënësit thonë se temperaturën e matin kur janë ende në shtëpi me termometër të zakonshëm, pasi në shkollë mungon termometri dixhital. Por jo vetëm kaq, prindërit shprehen së në shkollë mungojnë kushtet higjenosanitare, pasi tualetet janë totalisht jashtë funksioni. Sipas prindërve, mungesa e ujit i bën ato të pista e të papërdorshme.

Jashtë kameras stafi pedagogjik i kësaj shkolle ka hedhur idenë për të marrë me qera një tualet të një lokali që ndodhet aty pranë shkollës, në mënyrë që fëmijët të kenë kushtet minimale të higjenës kur kryejnë nevojat personale.